.
×

Rrahmani: Rezultati s’ishte i drejtë



Mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani, ka thënë se paraqitja ndaj Anglisë ishte ndër më të mirat për ekipin e Kosovës.

Kapiteni i skuadrës ka deklaruar po ashtu se motivimi ishte në nivel, falë ambientit që mbizotronte në stadium, shkruan lajmi.net.Lexojeni intervistën e plotë:

“Na mungoi realizimi, pasimi i fundit dhe gjuajtja. Kemi bërë ndeshje të mirë, shumë më mirë se Anglia kemi lujtë. Rezultati nuk ishte i drejtë.Kjo është ndër paraqitjet më të mira që kemi bërë gjatë tërë lojëve. Motiv kishim të mjaftueshëm, falë ambientit që ishte”.