.
×

Robert Berisha më në fund flet për raportin me modelen shqiptare Jessica Kadiu



Robert Berisha ka dy muaj që dha lajmin për ndarjen nga Nora Istrefi, shkruan GazetaBlic.Këngëtari mbrëmë ishte i ftuar në emisionin “Glamour Zone”, ku padyshim që foli edhe për ndarjen nga Nora Istrefi.I pyetur nga moderatorja Ester Bylyku se me kë po jeton tani këngëtari, duke qenë se edhe kjo pjesë u komentua gjatë pas ndarjes së tyre, Robert Berisha tha se ai jeton edhe me Norën dhe Reneenë.

“Roberti jeton edhe vetëm, edhe me Norën dhe gocën. Ajo është e vogël 4-vjeçe. Prishtina është e vogël, jetojmë edhe afër, kështu që, pak aty, e pak aty! Edhe po mos të ishte vajza, mendoj qe çdo çift që ka probleme, ka pauza, ndamje, nuk do me thënë të mos flasësh. Mbi të gjitha, ne do të jemi gjithmonë prindërit e Reneesë”, ishin fjalët e Robertit.Por, Robert Berisha menjëherë pas ndarjes u përfol për lidhjen e re me një modele shqiptare nga New Yorku, Jessica Kadiu.Këngëtari u shpreh se nuk ka asgjë të vërtetë dhe se kanë qenë thjeshtë bashkë në xhirime, ndërsa momenti i fotografisë ka ndodhur pasi të dy ishin të parët që zbritën në vendin e hotelit ku po qendronin.

“Ishim në tavolinë bashkë, por po të doja nuk do ikja në Turqi aty ku ka shumë shqiptarë. U bë e madhe, por thjesht ka qenë emision i Big Mamës, por ne nuk kemi qenë bashkë”, tha Berisha.