.
×

Rezultati i LDK-së 206.458 vota, 29 deputetë, lista me emrat e tyre



Botapress 7 Nëntor – Komisioni Qendror Zgjedhor ka shpallur sot rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të gjashtë tetorit. Këtë e ka bërë kryetarja e Komisionit Qendror Zgjedhor, Valdete Daka, në konferencë për media ku ka shpallur zyrtarisht rezultatet përfundimtare.

Sipas rezultatit përfundimtar të publikuar nga KQZ-ja, LDK-ja në tërësi ka arritur t’i marrë 206 mijë e 458 vota. E kandidatja për kryeministre nga radhët e kësaj partie, Vjosa Osmani, ka marrë 176 mijë e 188 vota, duke u pasuar nga Kujtim Shala i cili ka marrë 39 mijë e 91 vota.

Ndërkohë, Anton Quni ka marrë 31 mijë vota. E Lumir Abdixhiku po ashtu radhitet në pesëshen e parë më të votuar të LDK-së. Ai ka marrë 29 mijë e 565 vota.

Tutje, Avdullah Hoti ka arritur t’i mbledhë rreth 26 mijë e 155 vota.

Më poshtë gjejini votat për secilin deputet të LDK-së, që do të bëhet pjesë e Kuvendit të Kosovës, pas shpalljes së rezultateve përfundimtare: