.
×

Real Madrid i gatshëm ta ofrojë Balen për Pogban (VIDEO)



Skuadra Real Madrid është e gatshme që të heq dorë nga sulmuesi Gareth Bale. Klubi spanjoll dëshiron që t’ia dorëzojë Manchester United-it sulmuesin Gareth Bale në këmbim të Paul Pogbas, shkruan Goal.

Gjithashtu edhe për Pogban është raportuar se dëshiron të largohet nga Djajtë e Kuq, për shkak se ka aspirata më të mëdha.

Mirëpo deri tani skuadra angleze nuk ka qenë e gatshme që të heq dorë nga futbollisti 26 vjeçar dhe tani pritet të shihet nëse oferta e re do t’ia ndryshojë mendjen.