.
×

Reagon Elkos-i nga Kosova për lëndimin e puntorës në vendin e punës: Ndodhi në Mal të zi



Nga disa media u dha lajmi që një punëtore kishte humbur dorën e saj deri sa po punonte në sektorin e mishit në një market në vendin tonë Kosovë, një gjë e tillë del e pa vërtetë dhe për këtë reagon Elkos grup në Kosovë, ku edhe e sqaron që rasti ka ndodhur në Mal të zi dhe jo në Kosovë, shkruan Botapress.info

Ja dhe njoftimi i plotë

Pasi që sot në disa portale po qarkullon një video, ku shihet lëndimi në vendin e punës të një punëtoreje në sektorin e mishit, me qëllim të informimit të drejtë të qytetarëve tonë, ju informojmë se rasti në fjalë ka ndodhur në kompaninë Elkos në shtetin e Malit të Zi, ku atje për këtë rast janë marrë të gjitha masat e nevojshme përfshirë ato ligjore në bazë të të gjitha rregullave të këtij shteti.

Sipas informatave që posedojmë nga përfaqësuesit tonë në Malin e Zi, ju informojme se punetorja ka pasur sigurim shëndetësor dhe aksidental dhe është dërguar menjëherë për trajtim shëndetësor jashtë vendit dhe pas rehabilitmit do i sigurohet një vend i punës adekuat që i përgjigjet aftësive të saj.

Ky rast ka ndodhur para një muaji dhe mospërcaktimi se ku ka ndodhur, është me qëllim që të dëmtohet imazhi i Elkos Group në Kosovë.