.
×

Reagon deputeti i LDK-së: Edi Rama më i zi se Enver Hoxha



Haxhi Avdyli, deputet I zgjedhur I LDK se ka reaguar ndaj deklarimeve te kryeministrit te Shqiperise kunder Kosoves dhe lidershipit te saj, shkruan Botapress.

Në nje postim te tij ne Facebook, deputeti Haxhi Avdyli shkruan:  Ne pritnim bashkim të shqiptarëve në Europë, e asnjëherë bashkim të Shqipërisë me Serbinë kundër Kosovës. Enveri e harroi Kosovën por nuk e shiti Shqipërinë te Tito, kurse sot Rama po dorëzohet te Vuqiqi, duke u bërë vegël e saj, duke e shkelur edhe mbi vullnetin e pjesës saj të amputuar siq është Kosova. Pse kjo nguti e Ramës, pse kjo thikë pas shpinës ,tani kur Kosova është në vakuum institucional.