.
×

Reagon aktori Jeton Zogjani “Katunari kur vjen në qytet ose bëhet narkoman ose peder”



Aktori i programit artistik “O sa mirë”  Jeton Zogjani në llogarinë e tij sociale “Facebook” ka shprehur  një mendim larg debateve me të cilat po përballet Kosova kohëve të fundit, shkruan Botapress.info

Sipas Zogjanit xheneza e këtyre dukurive që po ndodhin në Kosovë është katunarizmi gjatë kalimit në qendra urbane.Ai shkon deri në shkallën më të lartë të injorimit duke përshkruar karakterin e një personi  “katunar” si  narkoman ose peder,  kjo si shkas I luhatjes së personalitetit.

Më tutje Zogjani thekson që tentimi i tepërt për t’u dukur qytetar  një person që vie nga qendrat rurale kalon në degjenerim kulturor.Ai gjykon ashpër egon e një femreje për t’u dukur e përkryer nën efektet e injeksioneve plastike,shkruan Botapress.info

Më poshtë mund ta gjeni shkrimin e tij të plotë:

Mes debateve qe po kalojme, une shoh nje fenomen tjeter. Kur fillon katunari me jetu ne qytet, perveç veshtiresive ne pershtatje, me i rende i behet kompleksi i inferioritetit qe e kaplon, i cili pastaj behet shkak per ta manifestuar kete zbrazeti ne format me te cuditshme sa behet kompleks edhe per vete qytetaret. Duke dashur te tjetersohet ai ose behet pastaj narkoman, ose behet peder jonatyrshem, vec per paraqitje, sepse ka luhatje identiteti dhe eshte ne kerkim te vetes ne qytet dhe aty do ta gjeje veten, ose ne qofte femer do behet lavire, do filloje t’ua kaloje edhe kurvave te rruges duke i parë si konkurrence per inkuadrim ne tavolina, ose shpejton per ndonje operacion estetik e rroba firmato.

Krejta keto jane te pranueshme ose te njohura per shoqerine, por kur katunaret i bejne me sforcim kalojne me shume ne degjenerim sesa ne asimilim ne kulturen qytetare, se me quajt qyteterim eshte larg. Me shume duken si palaco. Shoh femra qe nuk jane askund me karrieren, as kane profesion publik, ta zeme as jane artiste, as spikere, as kengetare, as modele, te cilave nje paraqitje nudo u paguhet me miliona, keto tonat hane speca me xhize e kendej gjoksin e bere, e gjysme zbuluar, vallai nuk shkon. Se s’ta arsyeton jeta, profesioni, niveli jot tane ate investim ne trup. Te ishin ne Hollyëood, po. Ama jeta e perditshme nuk eshte televizor, as si televizionet tona e lere me me i imitu ato te showbizit te huaj.

Sinqerisht,

Jetoni, qe vazhdon te ndihet krenar me Harilaqin