.
×

Reagojnë qytetarët: Boll ma me ekskurzione në Vermicë e Drenicë, tash e tutje Berlin e Paris!



Botapress,14 Shtator- Një qytetare me emrin Valdete Mjaku ka reaguar duke thënë “Boll ke ma me ekskurzione nëpër Prizren,  Vermic, Drenicë, tash e tutje Rome, Berlin, Paris’’, duke shprehur kështu pakënaqësinë e saj për mosliberalizimin e vizave deri më tash, shkruan Botapress.

Ndërsa gjatë ditës së djeshme Tanja Fajon tha se Kosova i ka përmbushur të gjitha kushtet për liberalizimin e vizave dhe ka kërkuar votën e të gjithë eurodeputetëve të Parlamentit Evropian që të votojnë me votë pro.

Në foto Valdete Mjaku

Kështu për këtë lajmin e shumë pritur të vizave janë pyetur edhe qytetarët tjerë në një anketë të realizuar nga Botapress me pyetjen: Si e vlerësoni vendimin e Parlamentit Evropian për vizat?

Siç duket qytetarët e Kosovës e vlerësuan pozitive vendimin e Parlamentit Evropian duke votuar me 73 përqind pozitiv dhe 27 përqind negativ, raporton Botapress.info

Pra ata janë shprehur tejet të kënaqur që Kosovës së shpejti do ti hiqn vizat, raporton Botapress.

Dhe pas gjithë këtyre hapave kalohet në seancë plenare të Parlamentit Evropian (në lexim të parë me shumicë të thjeshtë, në lexim të dytë me shumicë absolute, 376 nga 751 vota).

Hapi i pestë është miratimi nga ambasadorët COREPER dhe më pas duhet të bëhet miratimi nga Këshilli i Ministrave me shumicë të kualifikuar ose ajo që quhet shumicë e dyfishtë 55% e vendeve anëtare (16 vende), që përfaqësojnë të paktën 65% të popullsisë se BE-së (328 milionë nga 505).

Dhe më pas mbesin vetëm hapat formalë: ceremonia e nënshkrimit, publikimi në Gazetën Zyrtare dhe hyrja në fuqi e vendimit. E gjithë kjo procedurë mund të marrë kohë gjashtë deri në nëntë muaj./Bptapress/