.
×

Ramush Haradinaj paralajmëroi shkarkimin e tij, lajmërohet Nenad Rikallo



Një ditë pasi që kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj paralajmëroi se është vetëm punë ditësh shkarkimi i ministrit të Bujqësisë, Nenad Rikallo, ky i fundit u shfaq pas shumë kohës në një aktivitet.

Kreu i Ministrisë së Bujqësisë nënshkroi edhe një memorandum mirëkuptimi, pas një kohe të gjatë që nuk ishte parë në media, në aktivitetet e ministrisë.Madje, në ceremoninë e nënshkrimit ai tregoi se mbështetja e ministrisë për avancimin e veprimtarisë së shoqatës do të rritet në vazhdimësi.

Shkarkimi i Rikallos ishte edhe kusht i vënë nga PSD për të votuar buxhetin e vitit 2019’të.Kryeministri Haradinaj u deklarua se ai do të shkarkohet kur t’i vjen radha.“Kur ti vjen reni edhe atij e hjekim, pse jo”, deklaroi shkurtimisht ai.