.
×

Ramiz Kelmendi hapur në përkrahje të Isa Mustafës – ai e fuqizon LDK-në



Deputeti i LDK-së, Ramiz Kelmendi është rreshtuar në anën e përkrahësve të Isa Mustafës për postin e të parit në LDK. Duke komentuar zgjedhjet e 3 gushtit, deputeti po thotë se rizgjedhja e Mustafës edhe për një mandat tjetër, e se kjo do t’i jepte ati mundësi të punojë me fuqi të plotë, shkruan Gazeta Express.

Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, Kelmendi ka shkruar se situate politike në vend pas dorëheqjes së kryeministrit Ramush Haradinaj po kërkon që zgjedhjet në LDK të mbahen më shpejtë.

Deputeti ka thënë se në këtë post duhet të rizgjidhet kryetari aktual, Isa Mustafa.

“Në rastin e parë të rizgjedhjes së Kryetarit aktual të LDK-së, z. Isa Musaafa ja fuqizon edhe njëherë mbështetjen për të qenë më afër këtyre proceseve me rëndësi, por edhe në rastin tjetër do i jap mundësi të rikuperoi dhe filloi së punuari me fuqi të plotë, sepse në të gjitha rastet Kosovën dhe në këtë kontest edhe partinë më të madhe dhe më të fuqishme e cila mund ti shtyej proceset e mëdha përpara”, shtoi ai, derisa komentoi edhe politikën në vend, taksën e bisedimet me Serbinë.

“Dihet që politika vendore është e ndarë në dysh, rreth taksës, bisedimeve me Serbinë dhe temat aktuale që po ofrohen. Heshtja e Bashkësisë Ndërkombëtare tregon që nevojitet një pjekuri politike e LDK-së për të ardhmen e vendit. Njëkohësisht është e njohur që deklaratat e ndryshme për temën e njejt dhe mundësia e ndërhyrjes për të përçarë anëtarësinë e LDK-së është më e madhe nëse koha është më e gjatë.! Prandaj, sygjeroj që zgjedhjet me rëndësi për LDK-në në rend të parë dhe për Kosovën dhe qytetarët e saj në rend të dytë të mbahet më herët, para datës 3 Gusht”, shkroi Kelmendi.