.
×

Ramije Ajdini: Porosia ime!



Të lutem! Kur të vdes, mbi varrin tim dua të m’i thuash dy fjalë, po pate mundësi të vish. Bile, merr me vete një lulëkuqe e vendose mbi gjoksin tim plotë gjelbrim, edhe një kokrrizë lot lëshoje mbi buzët e mia, së paku, kështu, besoj se ka për të m’u shuar etja. Buzët dhe shpirti më janë shkrumbuar, dhe ngjyrën e dheut se paku ua heq, se për të bukurën qenka e rendë. Ti edhe këngën këndoje në ato fusha kur të vish, se kanë për të pritur fushat e gjelbra ku kam mbjellë grurë e penishte kur isha e re, kanë për të pritur hijet e pemëve ku kaloje orërt e nxehta të mesditës, kanë për të pritur lulëkuqet dhe trëndelinat dhe diku më tutje burimi i lajthisë pranë krojes. Kurdo që të vish do të ngritem në këmbë, dhe si malsore kam për të pritur, dhe do t’ia marr këngës dhe valles si shtojzovalle. A me dëgjon o diell, jam mbesa e motrës së Gjergj Elez Alisë; kurdo që të vish,në sofren time do ta kesh buzëqeshjen, fjalen dhe besen. Unë, i përulem madheshtisë sate! .