.
×

Ramazan Bekteshi: Zgjedhjet ne SHBA, fitoi diversiteti!



Ngyra e kalterte dhe gomari, jane simbol i Demokrateve, gjeresa ngyra e kuqe dhe elefanti jane simbol i Republikaneve. Demokratet e fituan Kongresin dhe udheheqese e shumices do te jete Nancy Pelosi, derisa Republikanet vazhdojne te mbajne Senatin me udheheqes te shumices ne Senat, Mitch McConnel.
Keto zgjedhje sollen nje diversitet te papare deri me tani. (1) Fituan dy gra autoktone/indigjene te Amerikes. (2) Fituan dy gra muslimane-amerikane dhe (3) Fituan mbi 100 femra dhe ia mesyejne kryeqytetit ne janar, nje numer rekord femrash (257) sa garuan per Kongres.
Nancy Pelosi, Speaker of the House (Kryetarja e Parlamentit) pas fitores tha:”E djeshmja perfundoi. Nje lufte per drejtesi fillon qe sot”. Mbetet te shihet, a ishte kjo nje dallge e kalterte e fuqishme, apo vetem nje llokocitje! Shqiptaro-amerikaneve u mbetet shume pune per t’u bere nese duan t’a mbajne ndikimin dhe prestigjin te te dyja taborret. Ata zakonisht e shperndajne voten bazuar ne interesat shqiptare, por ka dhe te tille qe votojne tradicionalisht.
Edhepse me ekonomi solide, Republikanet e humben Dhomen e perfaqesuesve. Trumpi u krekos per nje fitore te madhe, gjeresa vazhdoi te poshtroje mediat se jane ‘fake’!