.
×

Putini nuk e ndjen të ftohtin, zhytet në liqenin e akullt (Foto)



 

 

Në orët e vona të së enjtes, presidenti rus Vladimir Putin u zhyt në një liqen të ngrirë për të respektuar ritualin të krishterë ortodoks për shënimin e festës së Pagëzimit, përcjell AktivPress.

Televizioni shtetëror rus transmetoi pamjet teksa Putin marshonte mbi akullin e Liqenit Seliger, rreth 400 kilometra në veri të Moskës, i veshur me një pallto të lëkurës së deleve dhe me një palë çizme.

Më pas, lideri rus largoi xhaketën dhe çizmet e tij, dhe filloi të ecte drejt një vrime të bërë në akull.

Në ato momente, temperaturat e ajrit silleshin rreth minus gjashtë gradë Celsius.

Putin, i cili po bën fushatë për zgjedhjet presidenciale të 18 marsit, u rrit nën sundimin komunist, ku shfaqjet e fesë nuk ishin primare. Si president, ai është bërë një pjesëmarrës i shpeshtë i ceremonive ortodokse ruse dhe i ka dhënë kishës një autoritet më të madh në shoqëri.

Udhëheqësi rus, i cili është 65 vjeç, ka një rekord për shfaqjen në publik gjysmë i zhveshur.

Në gusht të vitit të kaluar ai u fotografua me pa këmishën e tij duke kapur peshq në një liqen malor në Siberi dhe në gusht të vitit 2009, Putin ishte fotografuar i zhveshur duke hipur në një kalë gjatë një feste siberiane.

Image result for Russia's Putin takes dip in icy lake to mark Orthodox Epiphany

Image result for Russia's Putin takes dip in icy lake to mark Orthodox Epiphany

Image result for Russia's Putin takes dip in icy lake to mark Orthodox Epiphany

Image result for Russia's Putin takes dip in icy lake to mark Orthodox Epiphany