.
×

Provokimi “special” ndaj LDK-së i kryeveteranit të UÇK-së



 

 

Botapress, 14 Janar – Kryetari i Organizatës së Veteranëve të UÇK-së Hysni Gucati ka deklaruar dje se të mërkurën do të shfuqizohet Gjykata Speciale dhe se për këtë veprim e ka përkrahjen edhe të deputeteve të LDK-së, emrat e të cilëve i din por nuk dëshiron t’i bëjë publik.

Kjo deklaratë e quajtur “special”e Gucatit ka zgjuar reagime jo vetëm në opinion por edhe në LDK.

Kështu Botapress, ka kontaktuar deputetin e LDK-së Haxhi Avdylin i cili ndër të tjerash ka thënë se LKD nuk voton aventurat e mesnatës dhe se askush nga LDK nuk voton shfuqëzimin e gjykatës speciale dhe pikë, pa marrë parasysh mjegullës tipike Hashemiane, ka thënë Haxhi Avdyli deputet I LDK-së.