.
×

Prokuroria nis hetimet për punësimet familjare të partive në pushtet, ja emrat!



Botapress, 14 Mars – Të mërkurën dhe të enjten hetues policorë kanë shkuar në ndërtesën e Telekomit të Kosovës për të mbledhur dokumentacion duke nisur kështu hetimet për punësimet masive, pas raportimeve të vazhdueshme të KTV-së. Siç merr vesh televizioni nga burimet brenda Prokurorisë, ky organ tashmë ka nisur edhe zyrtarisht hetimet për punësimet në periudhën shkurt 2018-shkurt 2019. KTV-ja ka raportuar tash e disa javë se si deputetë, kryesisht të AAK-së, e kanë shfrytëzuar ardhjen në pushtet për të rehatuar familjarët e tyre në ndërmarrjen publike, që është në prag të falimentimit. Edhe deputetë e zyrtarë të PDK-së e NISMA-s kanë punësuar njerëzit e tyre në këtë periudhë.