.
×

Prokuroria jep detaje rreth të riut 25 vjeçar që i dha fund jetës në Gjilan



Prokuroria Themelore e Gjilanit i ka thënë Botapressit se një 25-vjeçar është gjetur i varur pa shenja jete në shtëpinë e tij.

“Në momentin kur Prokuroria është njoftuar për rastin, ka dalë në vendin e ngjarjes Prokurori kujdestar, policia dhe mjeku. Është vërtetuar se ai ka kryer vetëvrasje. Është gjetur i varur në katin e tretë të shtëpisë. Ka kryer vetëvrasje me litar”, ka thënë zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Gjilan, Liridona Xheladini.

”Pas shikimit të vendit të ngjarjes, prokurori kujdestar ka dhënë urdhër që trupi i pajetë me u dërgu në institutin e mjekësisë ligjore për kryerjen autopsisë”, ka shtuar ajo.