.
×

Profesori universitar: LDK duhet ta marrë me çdo kusht këtë Ministri, ka kapacitete më shumë se VV



Botapress 2 Dhjetor – Analisti politik dhe profesori universitar, Rrahman Paçarazi, ka thënë se LDK duhet të marrë Ministrinë e Financave, pasi që në mandatet e kaluara ka bërë punë të mirë me këtë institucion, teksa shton se kjo parti ka më shumë kapacitet se VV-ja.

Paçarizi ka qenë i ftuar në Info Magazine, ku ka folur rreth finalizimit të koalicionit VV-LDK.Ai thotë se LDK duhet të marrë Ministrinë e Financave, pasi që është e dëshmuar sa i përket drejtimit të saj.“LDK është e dëshmuar për Ministrinë e Financave, pasi që mandatet e kaluara ka bërë punë të mirë me këtë”, tha ai.

Tutje, Paçarizi ka thënë se të dy partitë tjera duhet të vendosin për partitë tjera, por se LDK ka më shumë kapacitete se VV.“Ministritë e tjera, të dyja partitë, por sigurisht për shkak të numrit të madh të njerëzve që i ka LDK ka kapacitete më shumë se VV, kjo nuk ka nevojë të bëhet shumë cikërrimtare te ndarja e ministrive, për VV-në është momenti që shansin që ja kanë dhënë qytetarët e Kosovës ta përdorë mirë, dhe të shihet si objekt serioz që jo vetëm të shihet si fituese e zgjedhjeve”, tha ai.Kujtojmë se dy partitë në fjalë dolën të parat në zgjedhjet e 6 tetorit, ndërsa ato kanë afat të formojnë Qeveri deri në një muaj pas certifikimit të zgjedhjeve.