.
×

Presidentja kroate ia dhuron Putinit fanellën e ekipit kombëtar kroat



Presidentja e Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitarović, është takuar me homologun e vet rus, Vladimir Putinit, para ndeshjes finale të Botërorit Rusia 2018 mes Francës dhe Kroacisë të dielën, të cilit ia ka dhuruar një fanellë të ekipit kombëtar kroat si shenj falënderimit për organizimin e mirë të turneut.

Kroacia e Grabar-Kitarovic e mposhti Rusinë e Putinit në çerekfinale të Kupës së Botës në rrugë drejt finales historike të së dielës, ku e pret Franca, shkruan Gazeta Express.

 

Në ditën e finales, liderja kroate e takoi presidentin rus për ta falënderuar për organizimin, siç ka thënë ajo madhështor të Kupës së Botës. Putin si shenj falënderimi e mori edhe një fanellë të Kombëtares kroate me numrin nëntë.