.
×

Presidenti shkon “fshehurazi” në Berlin, a u takua me kancelaren Merkel?!



Botapress, 6 Dhjetor-Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi po vazhdon fushatën intensive për arritjen e marrëveshjes me Serbinë.Ai para se të shkoj në Amerikë, para dy ditësh është ndalur edhe në Gjermani.Burime të Gazetës Blic kanë bërë të ditur se para se të udhëtonte për në Amerikë është ndalur edhe në Gjermani.

Sipas këtyre burimeve, ai për dy orë e gjysmë ka pasur takime me kabinetin e kancelares gjermane.Ndonëse nuk është konfirmuar takimi me kancelaren gjermane, Angela Merkel, mësohet se në këtë takim 2 orë e gjysmë, është diskutuar për negociatat me Serbinë.“Thaçi edhe në këto takime ka shtyre përpara idenë e “korrigjimit” të territoreve”, thonë këto burime të Gazetës Blic të afërta me Presidencën.

Nga Presidenca e Kosovës nuk është bërë asnjë njoftim për këtë takim, duke e mbajtur larg opinionit publik.Ndërkohë, Gazeta Blic ka raportuar se shtetet anëtarë të Quintit do të takohen nesër, ku do të diskutojnë për marrëveshjen Kosovë- Serbi.