.
×

Policia britanike publikon pamje të njërit prej aksioneve më të mëdha ndonjëherë



Shtatëmbëdhjetë antarë të bandave të drogës janë burgosur pas një prej aksioneve më të mëdha policore anti-drogë, shkruan Daily Mail.

Pamje nga helikopteri tregojnë se si bosi i drogës Jamie Simpson, 31 vjeçarë, u arrestua në një autostradë afër Knutsford, pasi policia rrethoi Fordin e tij.

Oficerët kanë gjetur 186kg të kokainës së pastër që vlejnë diku 20 milionë funta. Ato ishin të fshehura ndër bazamentin e një furgoni, poashtu edhe në karrikën e pasagjerëve.

Aksioni ishte pjesë e një hetimi policor që të quajtur Operacioni Dreadnought. VIDEO

Dilerët e drogës njiheshin se bënin jetë të shtrenjtë. Ata vozisnin makina të markave më të reja.

Pritet që gjykata të i dënoj ata me diku 117 vjet burg gjithsej.