.
×

Po flitet për transformimin e FSK- së, por mungon diqka esenciale për të funksionuar



“Betohem solemnisht se do te jem i përkushtuar dhe do t’i qëndroj besnik Republikës së Kosovës, se do t’u bindem urdhrave të Presidentit të Republikës së Kosovës dhe oficerëve të tjerë mbi mua”.

Ky do të jetë betimi që ushtarakët e rinj të Kosovës do ta bëjnë në ditën kur Forca e Sigurisë së Kosovës do të ketë mundësinë të transformohet në ushtri.

Ky betim është në projektligjin për shërbim në Forcën e Sigurisë së Kosovës, që Qeveria ka proceduar në Kuvend. Por, megjithatë, Qeveria e Kosovës nuk ka paraparë se si do të armatosë FSK-së, me artileri ushtarake. Bashkë më të, ajo ligjvënësve u ka dërguar edhe projektligjin për FSK-në, dhe atë për Ministrinë e Mbrojtjes.

KTV-ja posedon të tria këto projektligje, por vetëm në nenin 7 të projektligjit për FSK-në përmendet armatimi. Përkrahje projektligjeve u ka ofruar PSD-ja, por që sipas tyre, pasi të analizojnë projektligjet të cilat nuk i kanë marrë ende.

Zv. kryeministri i Kosovës Fatmir Limaj, ka garantuar se transformimi i FSK-së do të bëhet në koordinim të plotë me mbështetjen e faktorit ndërkombëtar./BP/