.
×

Pesë nominime për Dua Lipën në BritAwards



 

Ajo do të jetë e nominuar në kategoritë për Depërtimin e Vitit në Britani, Albumin e Vitit, Femra e Vitit, Këngën e Vitit dhe Videon e Vitit

Dua Lipa ka mposhtur të gjithë për të marrë më së shumti nominime për çmime në ceremoninë e përvitshme BritAwards.

 

Ajo do të jetë e nominuar në kategoritë për Depërtimin e Vitit në Britani, Albumin e Vitit, Femra e Vitit, Këngën e Vitit dhe Videon e Vitit, të gjitha këto çmime me rëndësi të madhe.

 

Këngëtarja kosovare me famë botërore ka ndarë lajmin e gëzuar me fansat e saj, shkruan Albinfo.ch.

 

“5 nominime për Brit Awards!!! Si është e mundur!!! 2018 vazhdojmë”, ka shkruar ajo në rrjete sociale.

 

Dua Lipa ka lënë prapa edhe yjet si Ed Sheeran.

 

Ceremonia për ndarjen e çmimeve Brit Awards do të mbahet më 21 shkurt.