.
×

Përfundon ndeshja: Kosova – Bullgaria 1:1



Kosova ka siguruar pikën e parë në fazën kualifikuese për Euro 2020. Ekipi që drejton Bernard Challandes, ka barazuar në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, 1:1 me Bullgarinë, shkruan Botapress.

Ka qenë Vasil Bozhikov që ka shënuar për mysafirët për 0:1 në minutën e 39-të. Pastaj ka qenë Arbër Zeneli që ka barazuar me një supergol në minutën e 61-të. Pas barazimit të sontëm Kosova vazhdon me rezultatin impresiv duke mos pësuar asnjë humbje në stadiumin “Fadil Vokrri”.