.
×

Penalltinë e humbi dhe mori pastaj karton të kuq, ja deklarata e pabesueshme nga Higuain



Sulmuesi argjentinas, Gonzalo Higuain, u ndëshkuar me karton të kuq në ndeshjen qe Milan e humbi nga Juventus në derbin e së dielës në kuadër të Serie A.

Higuain shpjegon që “karakteri i tij është i tillë”, pasi që sulmuesi i Milan u ndëshkua me të kuq në ndeshjen kundër Juventusit

Pipita u përballë me ish klubin e tij të dielën në mbrëmje dhe ka reaguar furishëm pasi që ju dha një karton i verdhjë nga gjyqtari Paolo Mazzoleni. Kështu ai mori edhe kartonin e dytë të verdhë dhe nuk do të luajë dy ndeshje, edhe pse kuqezinjtë e kanë apeluar rastin.

Si rezultat, argjentinasi është shpërblyer me Tapiro d’Oro, një çmim humori që jepet nga emisioni satirik “Striscia La Notizia” për njerëzit të cilët kanë pasur sjelljet më të çuditshme kur janë mundur gjatë javës.

“Në Torino ju ma sollët këtë kur fillova të shënoi gol”, ka thënë duke buzëqeshur Higuain, me Juventusin më dhatë edhe një çmim tetorin e kaluar kur u mposhtëm nga Lazio”.

“Shpresojë se është një shenjë e mirë. Gjërat kanë kaluar siç kanë thënë ata, jam një person me këtë karakter”. “Jam shumë i lumtur që e kam marrë zemrën e tifozëve të Milanit, klubit dhe skuadrës. Kjo është ajo çfarë më bën krenar”.