.
×

PDK mban rekordin me gjobën më të lartë të shqiptuar nga PZAP



Punën e 17 viteve e kanë përmbledhur në një dokument.E këtë historik, Zyrtarët e Panelit zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa po provojnë pikërisht në ditëlindjen e institucionit.Këtu u bë me dije se pa u llogaritur këto të fundit që ishin të parakohshme parlamentare, për këtë periudhë në Kosovë janë mbajtur 36 palë zgjedhje.

Kjo qoftë të rregullta, të parakohshme, rivotime, apo balotazhe.

E i madh është edhe numri i gjobave për subjektet politike.Gjoba më e lartë e shënuar në histori të PZAP-së ishte ajo ndaj Partisë Demokratike të Kosovës në zgjedhjet për kuvend të vitit 2010. Bëhet fjalë për shumën prej 148.400 euro.