.
×

Patriarku Irinej sot shkon në veri



Patriarku Irinej do të qëndrojë sot në Mitrovicën Veriore Irinej do të jetë në orën 11:00 atje ku do t’i drejtohet qytetarëve serbë. Patriarku serb po qëndron qe disa ditë në Kosovë.

Ai të hënën shëtiti rrugëve të qytetit të Prizrenit por vizitoi edhe Shtërpcën.

Irinej iu bëri thirrje besimtarëve për unitet. Atje, ai ka porositur serbët se nuk janë harruar dhe se duhet të qëndrojnë në vendin e tyre, siç tha ai, “në atdheun e tij.”

“Qëndroni këtu, në vendin tuaj, në shtëpinë tuaj, në atdheun tuaj, ne nuk do të heqim dorë nga Kosova dhe Metohia dhe ju të gjithë, dhe fuqitë e ndryshme të kësaj bote mund të flasin atë që duan”, tha Patriarku Irinej,raporton televizioni Hram.