.
×

Pas Prishtinës, zyrtari i lartë britanik viziton Beogradin



 

Zyrtari i lartë i Britanisë së Madhe, Richard Moore, pas vizitës së djeshme në Kosovë, do të qëndrojë në sot Beograd.

Drejtori i Përgjithshëm për Çështje Politike do të ketë takime me krerë të shtetit serb, ku do të diskutohet çështja e dialogut, shkruan Reporteri.net.

Moore gjatë qëndrimit në Kosovë solli pikëpamjet britanike rreth taksës dhe dialogut, të cilat rezultuan të jenë të ngjashme me të Amerikës dhe Gjermanisë.

Edhe Britania, siç konfirmoi zëvendëskryeministri Fatmir Limaj, i ka kërkuar Kosovës ta heqë taksën ndaj produkteve serbe dhe të vazhdojë dialogun.

Haradinaj, ndërkaq, pas takimit me zyrtarin Moore, nuk dha detaje të takimit dhe nuk foli për qëndrimin e britanikëve lidhur me taksën dhe dialogun.

Sidoqoftë, jo veç Moore, por edhe nënkryetari i Departamentit të Shtetit dhe dy këshilltarët e Merkel që ishin në Kosovë, më pas vizituan edhe Beogradin.