.
×

Pas një jave grevë, minatorët e Novobërdës thonë se do ngujohen



Punëtorët e minierës së Novobërdës janë në grevë tash e një javë.Njëjtë sikur me ata të Trepçës, edhe për këta arsyet e grevës janë pakënaqësitë ndaj institucioneve shtetërore.

Klan Kosova nëpërmjet telefonit ka kontaktuar me minatorin Muhamet Makolli, i cili tregoi për arsyet e grevës dhe hapat që do të ndërmarrin nëse kërkesat e tyre nuk zbatohen.

“Kërkesa jonë është që të rriten rrogat për 20%, njohja e pensionit deri 70% të pagës, 50-55 vjeç pension i parakohshëm dhe njohja e stazhit të punës gjatë viteve 1989-1999”, ka thënë Makolli.Po ashtu ky minator deklaroi se nëse nuk u bëhet një zgjidhje dhe kërkesat e tyre nuk plotësohen, ai bashkë me kolegët do të protestojnë nëpër rrugë ose edhe të ngujohen në minierë.