.
×

Para se të bëni plane për vikend, mësoni se si do jetë moti



Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), ka bërë të ditur se edhe gjatë dy ditëve të ardhshme në vendin tonë do të mbajë mot me shi.Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, dita e premte do të karakterizohet me mot të vranët dhe intervale të shkurta me diell.Në orët e para të ditës në disa vende do të vazhdojnë reshjet e shiut por me intensitet të dobët kryesisht në lindje dhe disa pjesë të kufizuara.

Fushat barike paralel me ato termike do të shënojnë rritje të lehta, duke bërë që pjesa e dytë e ditës të mbajë e qetë dhe relativisht e ngrohtë.Po ashtu IHMK ka bërë të ditur se, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8-10 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 16-17 gradë Celsius, shkruan lajmi.net.Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare kryesisht nga jugu dhe jugperëndimi.

Këto reshje të parashikuara për këto ditë nëntori kanë ndikuar sado pak në rritjen e niveleve të ujit në liqenet akumuluese dhe në fushën e bujqësisë.Kushtet biometeorologjike do të jenë të favorshme po thuaj për të gjitha kategoritë e njerëzve, meqë në fushat barike kemi vlera rreth normales.

Më poshtë ju sjellim tabelën me temperaturat minimale dhe maksimale për dy ditët e ardhshme në qytetet kryesore të vendit.