.
×

Ja si trajnohen fëmijët nga ISIS (FOTO/VIDEO)



Luftëtarët xhihadistë e shtetit islamik kanë publikuar një video të re propaganduese, ku shfaqen disa djem të rinjë të cilët marrin ushtrime brutale ushtarake.

Me titull “Gjaku i Xhihadit 2″, kjo është video e dytë në një seri, duke zbuluar jetën brenda kampeve të trajnimit të shtetit islam. Ajo ishte filmuar në provincën e mbajtur nga IS-i, Nineveh në Irak.

Me një koerografi të lartë videoja tregon momentet dramatike teksa grupi i të rinjëve shihen duke ushtruar në mënyra brutale me pushkë automatike A 47 siç njihet si kallashnikov.

Pjesa e parë e filmimit, e cila duket të jetë shtënë në fokus të butë dhe është vendosur muzikë, ku trego djemtë të cilët po trajnohen në artet marciale.

Një nga djemtë mund të shihet që mban flamurin e zi të shtetit islam, ndërsa një djal tjetër, i veshur me një shirit dekorativ me një slogan në arabisht, kryeson stërvitjet e arteve luftarake.