.
×

Pacolli detyrohet të heqë dorë nga menaxhimi i bizneseve



 

Botapress, 16 janar – Agjencia Kundër Korrupsionit (AKK) ka gjetur se Behgjet Pacolli ishte në konflikt interesi, edhe pas kohës kur ishte bërë zëvendëskryeministër.

 

I ishte shmangur kësaj situate, tek pas raportimit të “Kohës Ditore”.

 

Në shtator gazeta pati raportuar se Pacolli nuk ka përfillur dispozitat ligjore, të cilat u kërkojnë zyrtarëve të lartë publikë që, menjëherë pas zgjedhjes ose emërimit, të transferojnë te persona të besuar të drejtat e udhëheqjes së ndërmarrjeve që i kanë në pronësi.

 

Konflikti i interesit hapur ishte dëshmuar në rastin e kompanisë “Diamond Fashion”. Në platformën online të Agjencisë së Regjistrimit të Bizneseve të Kosovës (ARBK), zëvendëskryeministri Pacolli figuronte edhe si pronar i këtij biznesi e edhe si person i autorizuar – drejtor dhe agjent i regjistruar…