.
×

Osmani – Qeverisë: Më mirë do ishte të trajtoheshin kërkesat e minatorëve të Trepçës, se sa shtimi i numrit të këshilltarëve



Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së Vjosa Osmani, ka reaguar ndaj Qeverisë “Haradinaj” lidhur me rritjen e numrit të këshilltarëve, duke e cilësuar si vendim të gabuar të tyre, pasi që sipas saj më mirë do ishte që të trajtoheshin kërkesat e minatorëve të Trepçës.

Osmani, duke ia tërhequr vërejtjen qeverisë ka theksuar se “Trepça nuk është thjeshtë një ndërmarrje si çdo tjetër – ajo simbolizon sakrificën e shumë brezave dhe pasurinë shtetërore që ka edhe vlerë ekonomike edhe vlerë shpirtërore.”Ajo ka thënë se mjafton që për një ditë të vetme të përjetohen kushtet në të cilat punojnë ata, “për të kuptuar që meritojnë edhe ngritje të pagave, edhe ligj të veçantë për pensionet e tyre e edhe kushte më të mira të punës”, ka shkruar ajo në faqen e tij zyrtare në rrjetin shoqëror “Facebook”.

Reagimi i plotë i saj:Në vend se të dyfishojë numrin e këshilltarëve e pagat për vete, Qeveria e Kosovës do të duhej të merrte seriozisht kërkesat e minatorëve të Trepçës, të cilët tash e sa ditë janë në grevë.

Mjafton që për një ditë të vetme të përjetohen kushtet në të cilat punojnë ata, për të kuptuar që meritojnë edhe ngritje të pagave, edhe ligj të veçantë për pensionet e tyre e edhe kushte më të mira të punës. Trepça nuk është thjeshtë një ndërmarrje si çdo tjetër – ajo simbolizon sakrificën e shumë brezave dhe pasurinë shtetërore që ka edhe vlerë ekonomike edhe vlerë shpirtërore. Trepça është e minatorëve