.
×

Organizatat e komunitetit LGBTI mirëpresin hyrjen në fuqi të Kodit të ri Penal



Organizatat CEL Kosova dhe CSGD Kosova kanë mirëpritur hyrjen në fuqi të Kodit Penal me Mbrojtje Ligjore dhe për personat e LGBTI.

Sipas tyre kjo ka qenë një punë që nga viti 2013, ku këto organizata kanë dhënë kontributin e tyre për të drejtat e komunitetit LGBTI.

“Që nga viti 2013 kur Kryeministri i Republikës së Kosovës formoi Grupin Këshillëdhënës dhe Koordinues për të drejtat e komunitetit LGBTI në Kosovë, organizatat Qendra për Zhvillimin e Grupeve Shoqërore – CSGD, Qendra për Barazi dhe Liri – CEL dhe Qendra për Emancipim Shoqëror – QESh, vazhdimisht kanë avokuar për përmirësimin e jetës së personave LGBTI në Kosovë”, thuhet në komunikatën për media.

Sipas tyre që nga sot komuniteti LGBTI gëzon mbrojtje më të madhe ligjore nga veprat penale “krime të urrejtjes” apo krime që janë të motivuara nga paragjykimi ndaj përkatësisë apo përshtypjes së përkatësisë së personit me komunitetin LGBTI.

“Ndryshimet në Kodin Penal janë lajm shumë I mirë për shkak se ofrojnë një kornizë konkrete ligjore që ia lehtëson sistemit të drejtësisë adresimin e veprave penale që vendosin në shënjestër komunitetin LGBTI. Risia më e madhe e Kodit të ri Penal është se orientimi seksual dhe identiteti gjinor janë përfshirë si elemente në gjithsej shtatë vepra penale”, theksohet në komunikatë.