.
×

Nushi: Deklaratat e Sfeçlës tregojnë sa ‘paranoikë’ janë VV-ja



Anëtari i Asamblesë Komunale të Prishtinës nga radhët e PSD-së, Nol Nushi, ka reaguar ndaj deklaratave të deputetit të Vetëvendosjes, Xhelal Sfeçla, i cili ka thënë se presidenti Thaçi ka mundësi të ketë marrë helm nga presidenti Putin për t’i helmuar anëtarët e VV-së dhe gazetarët kritikë.

Sipas Nushit të gjitha këto deklarata dëshmojnë se paranoja është mekanizëm veprimi brenda Lëvizjes Vetëvendosje.

“E njoh Xhelal Sveçlën kogja mire Ai s’ka pikë sensi për humor, andaj edhe këtë deklaratë të tij s’mund ta marr si hajgare. Çdo ditë do të vërtetohet që PARANOJA e frika nga armiq të jashtëm e të brendshëm, nga helmime, përgjime, plane sekrete, eleminime etj etj, është mekanizëm veprimi në këtë subjekt. Përndryshe, Xhelali është qesharak me gjërat që në fakt i thotë seriozisht, sesa me ato që pretendon të na bëjë të qeshim”, ka shkruar Nol Nushi në facebook.

Nol Nushi reagoi kështu pas deklaratës së deputetit të Kuvendit të Kosovës nga radhët e VV-së, Xhelal Sveçlës.