.
×

Nuk ka pritje deri në 10 orë në Merdare, ishte gabim teknik i QMK’së (Foto)



Qendra Kombëtare për Menaxhimin kufitar më herët njoftoi se pritjet e mërgimtarëve për të dalë nga Kosova në Merdarë janë deri në 10 orë.

Përkatësisht, 500-600 min dhe kolona të gjata prej 3500 metra. Mirëpo, kjo e dhënë është e gabuar pasi një nga mërgimtarët për Indeksonline ka treguar se nuk ka kolona në dalje të Merdarës.

Ai ka dërguar edhe fotografi ku shihet se numri i veturave që po presin është i vogël. Ndërsa, të pyetur Qendra menaxhuese për kufi, kanë thënë se ka qenë një gabim teknik. Aktualisht, pritjet në dalje të kësaj pike kufitare janë 40-60 minuta./BP/