.
×

Njëri prej njerëzve më të pasur në botë humb mbi 9 miliardë dollarë në ditë



Njëri nga njerëzit më të pasur në botë, pronari i Amazon, Jeff Bezos, ka humbur 9.1 miliardë dollarë në ditë, për shkak të “turbulencave” në bursa.

Sipas Forbes, pasuria e tij tani kap vlerën 144.7 miliardë dollarë.Revista po ashtu bën me dije Amazon humbi gati 14 për qind të vlerës së saj në dhjetë ditë këtë muaj.Edhe miliarderët e tjerë të SHBA që kanë bërë para të mëdha në platformat e internetit shënuan humbje si pasojë e rënies në bursa.

Themeluesit e Google, Sergey Brin dhe Larry Page humbën 4.3 miliardë dollarë dhe themeluesi i Facebook, Mark Zuckerberg humbi 2.4 miliardë. Humbje në bursë pati edhe shefi i Microsoft Bill Gates – 1.8 miliard dollarë.Megjithatë, Bezos dhe Gates mbeten njerëzit më të pasur në planet, me 144.7 miliardë dollarë, përkatësisht 96 miliardë dollarë.