.
×

Nita Hetemi: Drejtësia e vonuar, padrejtësia më e madhe!



A po e përjetojmë të njejtën me sistemin e gjyqësisë në Kosovë? Drejtësia njihet si arma më e fuqishme e vendosmërisë së sovranitetit, mirëpo ajo nganjëherë merr kuptim tjetër kur është fjala për drejtësinë e vonuar që fatkeqësishtë po e perjetojmë ne si popull në sitemin tonë gjyqësor. Postulati i drejtësisë së vonuar e hasim në çdo gjykatë e jo rastësisht është vendosur per t’ua rikujtuar të gjithë gjyqtarëve dhe trupave gjykues, vlerën, rëndësinë dhe peshën e madhe që ka gjykimi brenda afatit të arsyeshëm ligjor. Padrejtësia më e madhe po u bëhet atyre familjeve te të vrarëve padrejtësisht nga autorë kriminal të cilët kërkojnë drejtësi tash e sa vite, ata duhet të lirohen nga ajo agoni që është duke i percjellë tash e sa vite si fantazmë. A nuk është mëkat për këto familje? Ku mbeti njerzëlleku, ku mbeten shenjat pendesë? Pse në sistemin tonë gjyqësor ka hyrë politika dhe çdo gjë është politizuar? Këto familje vazhdimisht po i preukupojne këto pyetje. Peiero C. thoshte “Kur nga dera e drejtësisë hynë politika, drejtësia del nga dritarja “. A thua vallë drejtësia në vendin tonë ka dalur nga dritarja? Pra nuk thuhet kotë që drejtësia e vonuar është një drejtësi e mohuar, sepse çdo person ka të drejtë që çështja e tij të dëgjohet drejtësisht, publikisht dhe brenda një afati të arsyeshëm nga një gjykatë e pavarur dhe e paanëshme, një gjykatë e liruar nga politika,por e krijuar me ligj. Duke u rritur më këtë frymë t’a quajmë korrupsioni dhe gjykata të politizuara vendosa të futem në drejtësi, ta studioj atë dhe një ditë më këto çështje të vonura do të merrem vetë dhe do të jap verdiktin e saj real, ajo që është më esenciale është fakti se do të zhdukë nga sallat e gjyqeve disa prokurorë, do të pozicionojë pas hekurave disa gjykatës dhe do të shfarosë nga skena politike disa emra potencialë pushtetarësh.Ato familje dhe gjithë njerëzimi që janë të pritje të drejtësisë do i bëjë të besojnë në drejtësi edhe pse do jetë mëse e vështirë sepse ata po i preukupon fakti se iniciatorë i reformës për drejtësi është vet krimi.Shprehja më e denjë për të kuptuar këtë, por jo vetëm do të ishte ajo e George Orwell “Gjuha e politikës është e projektuar për të artikiluar gënjeshtra që tingëllojnë si të vërteta dhe vrasin me respekt”. Denimi për drejtësinë e vonuar, duhet të përfundoj një ditë, sepse kjo është mohim drejtësie qe po I bëhet popullit tonë!