.
×

NISMA tregon arsyen pse vendi duhet të shkoj në rinumërim të votave



Nisma Socialdemokrate ka mbajtur konferencë për medie, ku ka folur sekretari i kësaj partie, Bilall Sherifi i cili tha se NSIMA është e kënaqur me vendimin që ka marrë sot KQZ-ja për të rinumëruar edhe njëherë 303 vendvotime të cilat kanë pasur parregullsi në formularë, por që sipas tij ky problem është në të gjitha vendvotimet, shkruan Gazeta Blic.“Jam këtu për të shprehur kënaqësinë që KQZ-ja morri vendim ashtu siç pretenduam ne që ka pas gabime në formular përkundër PZAP-ja që nuk deshi të analizoj, por KQZ-ja e pranoi gabimin dhe ka pranuar se kemi gabime në formular, gabime teknike siç quajnë ata që më pas kanë dërguar gabime në bartjen e të dhënave, na vije mirë që një herë pranuan ta trajnojnë si problem dhe ne e kemi ngritur si çështje NISMA sepse nuk kemi anëtar në KQZ”, tha ai.“Jemi të kënaqur me fillimin e pranimit të gabimit”, tha Sherifi.

Sherifi tha se NISMA nuk është duke kontestuar daljen e madhe në zgjedhjet e 6 tetorit, por që në numërimin e votave nuk ka shkuar siç duhet dhe ka pasur gabime teknike në formularë.“Askush nga NISMA nuk jemi duke kontestuar daljen e madhe në zgjedhje dhe deri në këtë pikë jemi ën rregull, nga momenti që janë hapur votat dhe janë bartur kutitë, aty janë bërë gabime të mëdha që rreziko vërtetësinë e të dhënave”, tha ai.Sherifi tha se nëse ky gabim ka ndodhur në 303 si mundet të mos të ndodh edhe në të tjerat, prandaj ai kërkoi rinumërim të të gjitha vendvotimeve.

“Kemi prekje të formularëve, sipas KQZ-së 303 vendvotime duhet të dërgohen në rinumërim, por ne mendojmë dhe jemi të bindur se jo vetëm 303 por të gjitha kutitë kanë të njëjtin formular, nëse të gjitha fletëvotimet kanë të njëjtin formularë atëherë i bije se të gjitha duhet shkuar në rinumërim”, tha Sherifi.“Në bazë të këtyre të dhënave nuk kuptojmë se ku është e vërteta e votës së qytetarëve dhe detyra jonë është ta lexojmë të vërtetën që e kanë dhënë qytetarët”, tha ai.

Sherifi kërkoi që sa më shpejtë të jepet urdhër dhe të merret vendimi për rinumërimin e të gjitha kutive sepse të gjitha e kanë të njëjtin formular.“Duhet të jepet urdhër për rinumërimin e gjitha kutive të votimit”, shtoi Sherifi.“E vërteta është vetëm ën kutitë e votimit dhe jo në formularë”, tha ai.Mendojmë se NISMA e ka kaluar pragun pa rinumërim, por rinumërimi ka të bëj me besueshmërinë e procesit dhe nuk lejojmë që gabimet  tilla të kontestohet në përgjithësi procesi”, tha ai.