.
×

Ngjarje e rëndë: Një person bie nga ndërtesa shumëkatëshe në Prishtinë



Një person ka rënë nga një ndërtesë e lartë në Prishtinë, ndërsa Policia njofton se i njëjti ka vdekur. Zëdhënësja e Policisë Rajonale të Prishtinës, Flora Ahmeti, ka thënë  se pasditën e sotme një person ka rënë nga një ndërtesë dhe është konstatuar vdekja e tij në vend.

“Sot në ora 17:45 kemi pranuar informacion se një person ka rënë nga një ndërtesë në rrugën “Robert  Doll” në Prishtinë. Menjëherë në vendin e ngjarjes kane dalë njësitet e nevojshme policore dhe ekipi mjekësor, i cili ne vendngjarje ka konstatuar  vdekjen e viktimës ( mashkull). Për rastin janë njoftuar institucionet kompetente”, thotë Ahmeti.