.
×

Nesër nis inicimi për ndërtimin e bustit të senatorit Bob Dole, në Prishtinë



Kryeministri në dorëheqje i Kosovës Ramush Haradinaj nesër merr pjesë në shënimin e ditëlindjes dhe inicimit të ndërtimit të bustit për senatorin Bob Dole.
“Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në shënimin e ditëlindjes dhe inicimit të ndërtimit të bustit për Senatorin Bob Dole. Vendi: Rruga “Bob Dole”, (Lagjja Dardania), Prishtinë. Koha: 14:00”, thuhet në njoftimin e zyrës së kryeministrit.
Buste dhe shtatore të politikanëve amerikanë Kosova i ka bërë edhe ish-sekretares së Shtetit, Madline Albright si dhe presidentit Bill Clinton.
Robert Joseph “Bob” Dole, i lindur më 22 korrik 1923 në Russell, Russell County, Kanzas- është një politikan amerikan, senator dhe ish-kandidat presidencial.
Ai përfaqësoi Kansasin në Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA-së nga 1961-1969 dhe në Senatin e SHBA-së nga 1969 deri në 1996 shërbeu si udhëheqës republikan nga viti 1985 deri më 1996.
Ishte kandidat republikan për president në zgjedhjet e vitit 1996 dhe i nominuar si zëvendëspresidentit në zgjedhjet presidenciale të vitit 1976.