.
×

Nesër në Pejë promovohen tri vëllimet e fundit të libri ‘Kosova’ të Jusuf Buxhovi



Tri vëllimet e fundit të librit historiografik “Kosova” të Jusuf Buxhovit do të promovohen nesër, 6 dhjetor 2018 në qytetin e Pejës.

Promovimi do të mbahet në sallën e Asamblesë Komunale, duke filluar nga ora në orën 11:00, kurse në mbrëmje nga ora 18:00, Buxhovi do të ketë një vizitë në Bibliotekën e Qytetit “Azem Shkreli”, së cilës do t’i dhurojë një kontingjent prej 100 librash të tij.

Ndërkaq një ditë më pas, të shtunë më 8 dhjetor 2018, shkrimtari dhe historiani Jusuf Buxhovi do t`i takojë të rinjtë e qytetit të Pjesë me ç’rast do të ketë diskutim mbi letërsinë.

Takimi do të mbahet ne Qendrën Rinore Inovative të Pejës, në kuadër të edicionit të radhës të aktivitetit të leximit Biblosmia që organizohet nga qendra rinore.

Promovimi i librit “Kosova” dhe takimi i Buxhovit me të rinjtë e Pjeës organizohet nga Drejtoria e Kulturës e Komunës së Pjesë, Qendra Kulturore dhe Qendra rinore inovative po nga Peja.