.
×

‘Nëna e Arkanit ishte e martuar me një shqiptar të njohur nga Kosova’



Kriminelin serb të luftërave në Kroaci, Bosnje dhe Kosovë, Zeljko Raznatovic Arkan, i vrarë në fillim të viteve 2000 në Beograd, të gjithë e njohim, por nuk e dinim një detaj, që nëna e tij, para se të martohej me babain serb të tij, ishte e martuar me një shqiptar të njohur.Nëna e Arkanit, Slavka Josifovic, para se të martohej me Velko Raznatovicin, ishte e martuar me luftëtarin partizan shqiptar, Meto Bajraktari, i cili ishte vrarë nga bashkëpunëtorët e anti-fashistëve në vitin 1943, gjatë luftës nacionalçlirimtare.Publicisti Shkelzen Gashi në një publikim në Facebook, se ai që ka vra Meto Bajraktarin ka bërë një dëm shumë të madh se vrasjen e një personaliteti të veçantë të Kosovës.

“Ai që e ka vra Meto Bajraktarin në vitin 1943 e ka ba një dam shumë më të madh se vrasja e një personaliteti të veçantë të kosovës, sepse disa vjet mbas kësaj vrasjeje, ish-gruaja e meto bajraktarit, slavka josifovic, u martua me oficerin Velko Ražnatovi?, me të cilin lindi një djalë, željko ražnatovi?, i cili gjatë viteve 1990, i njohur me nofkën Arkan, kreu krime të tmerrshme në Bosnje, Kroaci e Kosovë”, ka shkruar Gashi.