.
×

Në Kuvend diskutohet për rënien e numrit të nxënësve në Kosovë



Botapress 6Dhjetor-Ministri i Arsimit, Shyqyri Bytyqi tha se numri i nxënësve që vijojnë mësimin në shkolla ka pësuar rënie. “Ka disa faktor të rënies, për shkak të lëvizjeve të ndryshme dhe migrimit që po ndodhë. Dhe Komuna më pas e merr vendimin për mbyllje apo jo të shkollave. Nëse mbyllet, trajtohet edhe mundësia që në rast se ka distancë prej 4 kilometra nga shkolla në shkollë, nëpër fshatra të sigurohet transporti për nxënësit”, tha ministri sot në Kuvend.

Ndërsa deputeti  Bekim Haxhiu, tha se ka shqetësime të qytetarëve sa i përket rrezikshmërinë gjatë vijimit të fëmijëve për në shkollë.

“A keni planifikuar që distancën prej 4 kilometra ta zvogëloni në 2.5 dhe të sigurohet transporti dhe të zvogëlohet numri i nxënësve e lënë shkollimin për shkak edhe të transportit”, e pyeti Haxhiu ministrin e Arsimit.

Kurse, ministri Shyqiri Bytyqi tha se braktisja e mësimit nga fëmijët është term më i gjerë.

“Braktisja është term më i gjerë sesa shkaqet që mund të jenë për rënie të numrit të nxënësve. MASHT në bashkëpunim me komunat kanë ngritur një sistem që paralajmëron braktisjen e hershme të fëmijëve për shkaqe të ndryshme. Secila shkollë identifikon rreziqet që mund të paraqiten gjatë vijimit të mësimit nga nxënësit”, tha ai.