.
×

Në këtë datë partitë politike mësojnë numrin e tyre për zgjedhjet e 6 tetorit



Botapress 12 Shtator – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) është duke organizuar procesin e zgjedhjeve të parakohshme të përgjithshme të 6 tetorit.

Katër koalicione, 20 subjekte politike dhe një kandidat i pavarur, janë certifikuar për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës.

1 070 kandidatë për deputet po garojnë për 110 vende në Kuvend.

Komisioni Qendror i Zgjedhjes ka bërë të ditur se numri i kandidatëve në listat e koalicioneve ose partive politike është bërë i njohur, mirëpo ai i partive ende jo.

Të martën, me 17 shtator do të bëhet hedhja e shortit ku partitë dhe koalicionet do të mësojnë numrat e tyre me të cilët do të garojnë në zgjedhje.

Ndonëse fushata zyrtarisht ende nuk ka nisur, kandidatët dhe subjektet e tyre politike kanë nisur takimet me qytetarët për të kërkuar vota.