.
×

Në cilat pjesë të trupit depilohet Ramiz Lladrovci?



Të jesh me flokë të gjata ishte më shumë një trend “macho”. Megjithatë, ditëve të sotme shumica e djemve heqin në zëro flokët e tyre por edhe kujdesen për trupin në mënyrë të veçantë, duke u depiluar, pasi që kanë një influencë nga të famshmit.

Kujdes të veçantë trupit të tyre po iu kushtojnë edhe politikanët, të cilët kanë vendosur që qimet nga trupi i tyre t’i largojnë me dyllë, e të rrijnë rehat për disa javë.

Në një intervistë për emisionin Promenadë Vere, djaloshi Rizah Bajrami ka treguar se cilët politikanë ai i depilon.Ndër të tjerët ai ka përmendur edhe kryetarin e Drenasit, Ramiz Lladrovci./BP/