.
×

Ndeshje në Gjakovë, një person merr lëndime të rënda



Një aksident trafiku ka ndodhur të hënën në Gjakovë, ku një person derisa ishte duke drejtuar motorin e tij është përplasur me një veturë, bën të ditur policia

Rasti ka ndodhur pasditen e së hënës në Gjakovë, ku i njëjti nuk ka mundur t’u përshtatet kushteve të rrugës e cila ishte e shtruar me zhavorr, dhe në pamundësi për ndalje afër rrugës ka dalë në anën tjetër të rrugës ku edhe është përplasur me një veturë.

Si pasojë e këtij aksidenti, drejtuesi i motorit ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor.