.
×

Ndeshje erëndë afër Klinës, vetura del nga rruga dhe bie në humnerë



Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot pasdite në afërsi të Klinës në Magjistralën Prishtinë-Pejë. Janë siguruar fotografi nga ky aksident, ku një veturë e tipit Passat ka rënë në humnerë.

Dëshimtarët i kanë thënë portalit tonë se të lënduar kanë mbetur katër persona, por detaje tjera nuk kanë mund të japin tash për tash.

Aksident ka ndodhur pak para hyrjes për në qytetin e Klinës dhe rrugës që dërgon për në Gjakovë.

Në vendin e ngjarjes janë parë edhe ushtarë të KFOR-it të cilët kanë ndihmuar në nxjerrjen e të lënduarve.