.
×

Ndeshje e rëndë në Prishtinë, lëndohet një person



Një aksident trafiku ka ndodhur në mbrëmjen e së enjtes, në Prishtinë.Dy vetura janë ndeshur me njëra-tjetrën në rrugën “Dëshmorët e Kombit”, pranë selisë qendrore të partisë së kryeministrit Ramush Haradinaj, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.Si rezultat i aksidentit, një person ka mbetur i lënduar, ka bërë të ditur një dëshmitar për Express.

Një ambulancë ka mbërritur shpejt në vendin e ngjarjes, për t’i dhënë trajtim mjekësor të lënduarit, që ndodhej në njërën nga veturat.Express ka siguruar fotografi dhe pamje lëvizëse nga vendi i ngjarjes, ku shihet të ketë dalë menjëherë edhe Policia.Nga pamjet shihet se veturat e përfshira në aksident kanë pësuar dëme të konsiderueshme.