.
×

Ndërtohet kanalizimi në katër lagje të fshatit Sallabajë  



Në kuadër të projekteve për ndërtimin  dhe rregullimin e infrastrukturës në komunën e Podujevës, në lagjet “Fejzullahu-Rushiti” dhe “Rrahmani –Vocollët” të fshatit Sallabajë është duke u ndërtuar rrjeti i kanalizimit.

 Podujevë 12 shtator 

Drejtoria e Shërbimeve Publike, Mbrojtjes dhe Shpëtimit (DSHPMSH) e Komunës së Podujevës vazhdon t’i ketë prioritet investimet në ndërtimin e infrastrukturës, veçmas rrjetit të kanalizimit.

Në kuadër të këtyre investimeve këto ditë ka filluar ndërtimi i rrjetit të kanalizimit në katër lagje të fshatit Sallabajë.

“Gjatë kësaj jave ka filluar realizimi i projektit të ndërtimit të kanalizimit në lagjet ‘Fejzullahu-Rushiti’ dhe ‘Rrahmani –Vocollët’ në fshatin Sallabajë, me çka edhe finalizohet infrastruktura e trajtimit të ujërave fekale në këtë fshat”, thotë Faik Muçiqi, drejtori i DSHPMSH.

Sipas drejtorit Muçiqi, në këto lagje do të ndërtohet rrjeti i kanalizimit në një gjatësi prej 3, 250 metra, në një vlerë prej 39 mijë euro, kurse punët është duke i kryer Kompania “Kemi”.

Gjatë këtij viti, deri tash, janë ndërtuar rreth 40 km rrjet kanalizimi në komunën e Podujevës