.
×

Ndërron jetë futbollisti shqiptar Labinot Harbuzi



Futbollisti shqiptar, Labinot Harbuzi, ka vdekur në moshën 32-vjeçare. Lajmin e kanë bërë të ditur mediumet suedeze, aty ku Harbuzi ka luajtur për shumë vjet.

Nuk dihen shkaktarët e vdekjes së tij. Harbuzi ka luajtur për grupmoshat e të rinjve të Suedisë, ndërsa karrierë ka zhvilluar në shumë klube të njohura në Suedi, Holandë e Turqi. Kishte luajtur në Feyenoord, Malmo, Genclerbirligi, Manisaspor dhe së fundmi në Melaka./bp/